Një emër i njohur i botës së medias mund të jetë pjesë e aventurës së re të “Big Brother VIP Albania”. Bëhet fjalë për Aldo Mustafën, emri i të cilit ka nisur të qarkullojë si një prej kandidatëve të mundshëm për BBVA 6.
Gazetari dhe shkrimtari mund të përballet këtë herë me një eksperiencë krejt ndryshe nga ajo e përditshmërisë së tij profesionale, duke lënë përkohësisht pas gazetarinë dhe angazhimet kulturore për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mustafa ka ndërtuar ndër vite një profil në gazetari, ndërsa aktiviteti i tij shtrihet edhe në letërsi dhe projekte kulturore. Ai është gjithashtu themelues dhe drejtues i platformës “RevoKult”.
Por emri i tij nuk është i panjohur për fansat e formatit. Aldo Mustafa është përmendur edhe në të kaluarën si një kandidat i mundshëm për “Big Brother VIP Albania”, megjithatë pjesëmarrja e tij nuk u konkretizua në edicionet e mëparshme.
Tashmë, teksa po afrohet BBVA 6, emri i tij është rikthyer sërish në qarkullim. Nëse ai do të jetë vërtet pjesë e kastit, mbetet për t’u parë, pasi deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.
Produksioni vijon të mos zbulojë detaje rreth banorëve të rinj, ndaj çdo emër që qarkullon në këtë fazë mbetet ende në kuadër të raportimeve. Megjithatë, me afrimin e sezonit të ri, pritet që lista e personazheve të përfolur të bëhet gjithnjë e më e gjatë./mxh
