Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me rreth një vit burgim për akuzën e vjedhjes, është kapur në kufi.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Hanin e Hotit në Shkodrës, njoftuan sot (21 tetor) se arrestuan Tom Nikjan, 50 vjeç, që rezultonte i dënuar nga Gjykata e Tiranës.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”, bëri me dije policia vendore.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Policia e Tiranës, me qëllim që Nikja të vuajë dënimin e dhënë./kb
