Apeli i Posaçëm ka lënë sot në fuqi vendimin e GJKKO-së për Sabah Nuzin.
Nuzi u arrestua në muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit.
Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në shtator në GJKKO, Nuzi ka mohuar akuzat, duke mos pranuar përfshirjen e tij në ekzekutimin e 32-vjeçarit Klevis Lleshi.
Sabah Nuzi, 31 vjeç, përfundoi në pranga mesnatën e 26 shtatorit.
Organi i akuzës ka faktuar se porositësi është Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili vijon të jetë në kërkim./Kb
