Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef En-Nesyri, siç konfirmoi Giorgio Chiellini para ndeshjes ndaj Napolit.
Pavarësisht kësaj, Fenerbahçe do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e bardhezinjve. Dy klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim me pagesë 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 19 milionë euro plus bonuse.
Sulmuesi maroken nuk është i bindur nga formula e transferimit dhe ka kërkesa më të larta financiare. Gjithashtu, ai preferon një rikthim te Sevilla.
Në këtë situatë, Juventus po vlerëson sërish pistën Jean-Philippe Mateta. Crystal Palace ka refuzuar ofertën e parë të bardhezinjve. Negociatat mbeten të hapura./mxh
