Last Updated on 23/10/2025 by EL
Artistja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka festuar me një festë madhështore 30-vjetorin e saj të lindjes.
Këngëtarja, e cila mbushi tre dekada jetë më 19 tetor, organizoi një festë në një shtëpi luksoze, ku ishin të pranishëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Ka qenë vetë Enca ajo e cila ka ndarë momente nga festa, e cila ishte e mbushur me muzikë, lojëra, tortë dhe shumë dëfrim, ndërsa Enca tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e saj plot elegancë.

Ajo u shfaq fillimisht me një fustan të gjatë të kuq, që theksonte linjat e saj trupore, ndërsa më pas është shfaqur me një fustan të shkurtër të zi./E.T









