Last Updated on 26/07/2026 by EL
Pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku elektricisti Agim Beqiri humbi jetën tragjikisht pas kontaktit me rrymën elektrike, ka dhënë një deklaratë për mediat Kryeplaku i fshatit Gështenjas.
I cili është shprehur se 57 vjeçari, i cili prej kohësh punonte në Njësinë Administrative të Zonës, ishte njoftuar mbrëmjen e së shtunës për defektin. Pasi kishte mbërritur mbrëmë dhe kishte konstatuar problemin, ai kishte vendosur të kthehej ta riparonte këtë të dielë, edhe pse ishte ditë pushimi.
Sipas kryeplakut, elektriçisti i ndjerë, ishte një person shumë i respektuar në komunitet si edhe i njohur për përkushtimin ndaj punës.
“Sot ishte punonjësi i komunës për defektet e linjave të ndriçimit. Ishte një person që punonte në komunë prej shumë kohësh, ishte një burrë shumë i mirë, i rregullt, i sinqertë, punonte shumë dhe ditët e pushimit meqë kishte probleme fshati, erdhi e konstatoi mbrëmë defektin dhe erdhi ta bënte sot. Shumë keq më ka ardhur, t’i rrojnë fëmijët. Ngushëllime familjes”, tha ai./et
