Last Updated on 12/11/2026 by Klara
Batalioni i Xhenios ka përfunduar ndërtimin e urës së re metalike të tipit Bailey në Peqin, me gjatësi 24 metra dhe kapacitet mbajtës deri në 10 ton.
Ura rikthen lidhjen infrastrukturore dhe lehtëson qarkullimin për banorët e fshatrave Karinë, Drungaj, Sinametaj, Triballie, Thartor, Garunjë e Vogël dhe Vrap, duke përmirësuar aksesin e tyre në shërbimet bazë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ermal Nufi, i cili ka ndarë pamjet nga përfundimi i punimeve, duke vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura në mbështetje të komunitetit./k.m



