Last Updated on 19/04/2026 by EL
Avokati Spartak Ngjela, në një postim në Facebook, ka komentuar situatën politike në vend dhe, në veçanti, zhvillimet në Partia Demokratike.
Ai ka hedhur akuza ndaj Sali Berisha, duke pretenduar se qëndron në krye të PD-së me ndihmën e kryeministrit Edi Rama dhe Partia Socialiste, pasi, sipas tij, me Berishën përballë, ata e kanë të sigurt fitoren në zgjedhje.
“Prandaj po kuptohet ndërkaq se Saliun e mbështet dhe, në mënyrë të fshehtë, e përkrah edhe Rama me Partinë Socialiste, sepse me Saliun përballë ajo e ka fitoren e sigurt”, theksoi ai.
Më tej, Ngjela nënvizon se Berisha është shpallur “non grata” në SHBA dhe BE dhe, sipas tij, është i izoluar nga Perëndimi.
Postimi i plotë:
Saliu po vijon të shprehë nonsense pa asnjë kuptim ideor.
Me këtë gjendje që po paraqitet Saliu, Partia Demokratike nuk vjen dot kurrë në pushtet.
Prandaj po kuptohet ndërkaq se Saliun e mbështet; dhe, në mënyre te fshehtë e përkrah, edhe Rama me Partinë Socialiste, se me Saliun përballë ajo e ka fitoren e sigurt.
Po Saliu pse nuk ikën, sepse ai është edhe nongrata në Amerikë; por edhe në Bashkimin Evropian gjithashtu.
Dhe prandaj sot është e kuptueshme për të gjithë që Saliu nuk pranohet nga Perëndimi.
Atëherë?
Asgjë, por ky fakt e ka ngrirë Partine Demokratike politikisht.
Po partia Demokratike?
Ajo nuk dihet ku është, sepse, për arsyet që shprehëm, e drejtë është të ngrihet vetëm kjo pyetje:
A ekziston sot politikisht në Shqipëri Partia Demokratike?/et
