Modelja dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Rike Roçi, ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve që po qarkullojnë për jetën e saj private, përmes një postimi në Instagram.
Në një foto ku shfaqet krah partnerit, identiteti i të cilit është mbajtur i fshehtë, ajo ka zgjedhur të sqarojë situatën në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke kritikuar ashpër komentet dhe historitë që, sipas saj, po shpërndahen pa asnjë bazë reale.
Roçi ironizoi thashethemet që e kanë “shoqëruar” në destinacione të ndryshme të botës, duke përmendur vende si New York-u, Tokio, Maldivet dhe Vlora, ku është aluduar se është parë me partnerin e saj.
E revoltuar nga mënyra si përhapen këto histori në rrjet, ajo u shpreh se bëhet fjalë për “thashetheme pazari” dhe jo për fakte reale, duke shtuar se disa persona, sipas saj, i japin zë ligësisë përmes shpikjeve në internet.
Në reagimin e saj, modelja la të kuptohet gjithashtu se personi që ka në krah është shumë i dashur për të, por theksoi se nuk ka ndërmend të zbulojë më shumë detaje për të, duke e mbyllur me ironi: “Nuk jua tregoj se keni sy”./mxh

