Last Updated on 24/07/2026 by Monika
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe 6 të bashkëakuzuarit e tjerë dolën sot përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë për fjalët përfundimtare, në rastin ku akuzohen për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.
Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Lushtaku madje ka deklaruar nga salla e gjyqit se EULEX-i e ka përndjekur prej vitesh.
“As s’po du me akuzu, as me e sha, as me e fy zonjën prokurore e as trupin gjykues. Unë qe 13 vjet persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, për çka kam marrë një dënim prej 12 vjetësh dhe i kam mbajtur 4 vjet burg dhe jam shpallur i pafajshëm. E di që kjo aktakuzë ju ka vesh kësaj gjykate si një këmishë e hekurt nga EULEX-i, i cili ka pasur qëllim e ka ditur fort mirë që këtu nuk ka bazë juridike që unë të akuzohem për diçka me të cilën nuk kam lidhje”, tha ai./mxh
