Fundjava ka sjellë një dobësim të mëtejshëm dhe një pikiatë të re të monedhës europiane, euro, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Referuar këtij institucioni, euro është dobësuar ndjeshëm kundrejt lekut dhe në tregun valutor 1 euro këmbehet me 93.88 lekë, duke regjistruar një zhvlerësim prej rreth 4% krahasuar me një vit më parë.
Sipas ekspertëve të tregut valutor, rënia e ditëve të fundit lidhet kryesisht me efektet sezonale, sidomos për shkak të flukseve të larta turistike që injektojnë më shumë euro në ekonominë e vendit, duke bërë që monedha kombëtare, leku, të forcohet gjithnjë e më shumë.
Megjithatë, në kahun tjetër, zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut rezulton pozitiv për importuesit, pasi tashmë u duhen më pak euro për të blerë të njëjtën sasi mallrash apo produktesh. Përfitime kanë edhe ata që udhëtojnë jashtë vendit për pushime gjatë kësaj periudhe./mxh
