Nënë e bijë, njëra pretendonte së ishte fallxhore ndërsa tjetra një mësuese feng shui janë vënë në pranga nga policia australiane. Ato akuzohen së mashtronin gra vietnameze dukë u premtuar se do të gjenin burra të pasur dhe në këmbim kanë marrë 46 milionë dollare.
53 vjecarja Dover Heights u arrestua ssë bashku më vajzën e saj 25 vjece në një rezidencë luksoze ne Sidney. Gruaja ishte e besuar dhe me ndikim ne komunitetin vietnamez. Nëna dyshohet se bindi “viktimat e saj” të merrnin kredi duke mbajtur per vetë një pjesë dhe duke u thënë vajzave vietnameze se do të gjenin një miliarder në të ardhmen e tyre.
53 vjecarja përballet me 39 akuza, përfshirë drejtimin e aktiviteteve të një grupi kriminal dhe përfitime te paligjshme financiare.
Vajza e saj u akuzua për shtatë vepra penale, ,mes tyre per të ardhurat nga krimi dhe pjesëmarrjen në një grup kriminal.
Gjatë operacionit policia sekuestroi dokumente të ndryshme që lidhen me aktivitetet e paligjshme, telefona celuluare, canta luksoze, një shufer ari 40 gramëshe. Gjithashtu për këtë rast janë sekuestruar asete të tjera që arrijnë deri në 60 milionë dollarë.
Paralelisht si rezultat i këtij operacioni po hetohet edhe një grup kriminal që përdonin identietete te rreme për të marrë kredi për makina luksoze që në fakt nuk ekzistonin dhe me ato para blinin prona të shtrenjta në Sidnei. Ne kete organizate kriminale ishin te perfshira edhe fallxhorja dhe vajza e saj./MXH
