Fëmija i këngëtares Jennifer Lopez ka prezantuar identitetin e tij të ri, pasi gjatë ceremonisë së diplomimit doli para publikut si Oscar, jo si Emme.
Në një postim të lidhur me shkollën e tij, 18-vjeçari i këngëtares përmendet konkretisht me emrin Oscar Jacob Muñiz, duke përdorur përemrat e gjinisë mashkullore he/him.
Në Instagram gjithashtu, ku publikohen zgjedhjet universitare të të diplomuarve të Windward School në Los Anxhelos, thuhet se Oscar do të ndjekë studimet në Sarah Lawrence College, me drejtim në teatër dhe arte pamore.
Sipas Daily Mail, në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme Jennifer Lopez, e shoqëruar nga nëna e saj, si dhe Samuel Affleck, djali i ish-bashkëshortit të saj Ben Affleck dhe Jennifer Garner. I pranishëm ishte edhe binjaku i Oscar-it, Max, ndërsa babai i tyre, Marc Anthony, mungonte.
Jennifer Lopez nuk ka reaguar publikisht për ndryshimin e emrit të fëmijës së saj, megjithatë në të kaluarën, konkretisht në vitin 2022, gjatë një koncerti bamirësie në Los Angeles, ajo kishte prezantuar Oscar-in në skenë duke përdorur përemra neutralë gjinorë, një veprim që kishte ngjallur diskutime.
Kohët e fundit, këngëtarja ka folur hapur për ngarkesën emocionale që po përjeton, pasi të dy fëmijët e saj po përgatiten të largohen nga shtëpia.
“Mos e diskutoni, sepse do të filloj të qaj”, ka thënë ajo në një paraqitje të fundit televizive në Jimmy Kimmel Live, duke deklaruar se ka “qarë për dy muaj” duke menduar se fëmijët e saj po hapin krahët e tyre./mxh
