Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
Dita e parë e shkollës pas një fundjave të gjatë në një shkollë në Grac të Austrisë u shënua nga të shtënat masive më të këqija në historinë austriake, ku humbën jetën 11 persona, përfshirë edhe autorin e vrasjes (21 vjeç) i cili vrau veten. Fëmijët ishin të moshës midis 15 dhe 17 vjeç, ndërsa u vra edhe një profesor.
Masakra zgjati 17 minuta, kohë gjatë së cilës disa fëmijë bënë sikur ishin të vdekur, të tjerë me dëshpërim telefonuan prindërit e tyre ndërsa iknin me vrap.
Fëmijë që vrapojnë për të shpëtuar veten, helikopterë ambulancash që zbresin në oborrin e shkollës çdo minutë, oficerë policie të armatosur pas barrikadave, prindër që shemben në lot në rrugë… Këto skena, të cilat deri më tani shoqëroheshin më shpesh me Amerikën, do të nguliten thellë në kujtesën kolektive të Austrisë, shkruan ky portal.
Rreth orës 10 të mëngjesit të së martës, policia mori disa telefonata emergjente që raportonin të shtëna me armë zjarri në BORG (një institucion arsimor publik) në lagjen Graz-Land: “Ju lutem ejani shpejt, dikush po qëllon!”/kb