Pjesëmarrja e Feros në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” është përfolur së fundmi në rrjetet sociale, por vetë reperi ka reaguar për të sqaruar nëse do të jetë pjesë e këtij reality show.
Përmes një postimi në InstaStory, Fero ka mohuar kategorikisht lajmet që e përfshinin mes konkurrentëve të mundshëm të spektaklit, duke i cilësuar ato si informacione të pavërteta.
“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar ai, duke hedhur poshtë zërat që qarkulluan ditët e fundit.

Emri i reperit ishte përmendur në listat jozyrtare të personazheve që pretendohej se mund të bëheshin pjesë e BBVK5. Megjithatë, me këtë reagim, ai ka bërë të ditur se publiku nuk duhet ta presë në shtëpinë e famshme.
Ndërkohë, edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë më 30 tetor. Interesi për këtë sezon mbetet i lartë, ndërsa fansat presin të zbulojnë se cilët personazhe do të marrin pjesë në garën e këtij viti./mxh
