Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca do të jetë e pranishme në Dubai Mall Festival of Fashion. Festival i cili do të ketë në fokus themeluesit dhe profesionistët e industrisë.
Eventi do të zhvillohet ditën e nesërme, ku Luana Vjollca do të jetë pjesë e një paneli. Luana do të prezantojë se si idetë krijuese mund të shndërrohen në marka globale.
Njoftimi i eventit
E vetmja dhe e pakrahasueshmja @luanavjollca do të ngjitet në skenë në @dubaimallfestivaloffashion nesër, më 30 janar!
Luana do t’i bashkohet një paneli elitar në @thedubaimall Grand Atrium, ku do të shpalosë formulën se si idetë krijuese shndërrohen në marka globale.
Nëse po kërkoni njohuri në nivel themeluesi dhe sekrete të industrisë, ky është vendi ku duhet të jeni./K.M
