Last Updated on 29/07/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30 vjeç dhe dy të mitur 15-vjeçarë.
Ngjarja është denoncuar nga prindërit e të miturës në komisariatin e Fierit mëngjesin e ditës së djeshme, të cilët ishin të shqetësuar pasi vajza e tyre nuk ishte kthyer në shtëpi që prej mbrëmjes së të dielës.
13-vjeçarja u rikthye në shtëpi disa orë pas denoncimit të familjarëve në polici, ndërsa në praninë e psikologëve ka rrëfyer se natën e të dielës e ka kaluar me disa miq. E mitura ka identifikuar 30-vjeçarin, tashmë të shpallur në kërkim si dhe dy 15-vjeçarët. Ndërkohë ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar se e mitura është abuzuar seksualisht.
Sakaq, dy adoleshentët janë marrë në pyetje në polici në praninë e psikologut ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për kapjen e 30-vjeçarit me iniciale F. S. m.p.
