Gjendja e grevistëve në Marinzë përkeqësohet në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kompania, institucionet shteterore apo deputetët e zonës.
Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu puset e naftës, për shkak të mungesës së punonjësve po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por kjo nuk e zgjidh situatën.
Ndërkohë, grevistët Eduart Selami dhe Bledar Dano, të cilët mbrëmë patën shqetësime shëndetësore theksojnë se mbeten të vendosur të qëndrojnë në grevë derisa të plotesohet kërkesa për rritjen e pagave./ K.M
