Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Komisariatit Nr. 6., pasi u kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit.
Policia ka sekuestruar armën e gjahur me municion, të cilën 35-vjeçari e përdorte për gjueti.
“Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, shtetasi N.M., akuzohet për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”. Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë’. /K.M
