UEFA pritet të heqë kërcënimin për bojkot të garave të FIFA-s pasi ka marrë garanci se nuk do të përsëritet plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës.
Në qendër të konfliktit ishte projekti “FIFA Forward Enterprise”, i lidhur me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. UEFA kishte paralajmëruar bojkot pasi projekti u bë publik dhe kërkoi garanci që një nismë e tillë nuk do të rikthehej.
FIFA e tërhoqi projektin vetëm katër ditë pasi u publikua, por fillimisht nuk dha garancinë e kërkuar nga UEFA. Sipas “The Guardian”, pas disa javësh diskutimesh private, FIFA i ka përcjellë UEFA-s në komunikime zyrtare garancinë se nuk do të ndërmarrë një tjetër plan të ngjashëm privatizimi.
Ekipet europiane pritet të marrin pjesë në Kupën e Botës për Femra U20 dhe në turnetë e ardhshëm të FIFA-s. Çështja e heqjes së bojkotit mund të diskutohet të enjten në Monte Karlo, ku do të mblidhen 55 federatat anëtare të UEFA-s përpara shortit të Champions League.
Megjithatë, qëndrimi i UEFA-s se Gianni Infantino duhet të largohet nga drejtimi i FIFA-s mbetet i pandryshuar./mxh
