Last Updated on 12/08/2026 by EL
Biznesmeni dhe një nga filantropët më të mëdhenj të botës, George Soros feston këtë 12 gusht ditëlindjen e tij të 96-të. E në këtë ditë të veçantë një urim special e ka marrë nga djali i tij, Aleksandër Soros.
“Sot është ditëlindja e 96-të e më të mirit të të gjitha kohërave. Të dua, babi”, shkruan Alex Soros, krah një foto ku shihet me të atin në Stamboll.
George Soros është një filantrop hungarezo-amerikan dhe deri në Tetor 2023, pasuria e tij sipas sajteve ndërkombëtare llogaritej në vlerën e 6.7 miliardë dollarëve. Ai ka dhuruar përgjatë viteve më shumë se 32 miliardë dollarë përmes Fondacioneve Shoqëria e Hapur, në gjithë botën.
Ai është cilësuar si “dhuruesi më bujar në botë” për shkak të vlerës së madhe që ka dhënë për shoqëri të ndryshe në mbarë globin, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
/ET
