Last Updated on 08/06/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë tejet koshiente dhe satirike për të komentuar zhvillimet e fundit politike dhe reagimet qytetare ndaj projekteve të qeverisë. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur aksionin e kundërshtarëve të tij një “revolucion imagjinar të flamingove”, duke bërë të qartë se nuk ndihet aspak i kërcënuar nga ky vrull politik.
Në stilin e tij tipik, shefi i qeverisë ka ndarë qasjen e tij në dy anë: atë që e quan “krra-krra-krra” të fjalimeve politike dhe anën tjetër, atë të humorit digjital.
Rama nuk i ka kursyer ironitë e ashpra për fjalimet e mbajtura gjatë debateve apo protestave të fundit, duke u shprehur se ato i ngjallin “keqardhje me përzierje rropullish”. Megjithatë, ai ka gjetur një pikë pozitive në gjithë këtë situatë: kreativitetin e pankartave.
“RROFTË MEMEMANIA
Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.
Kryeministri mbetet i prerë në qëndrimin e tij se projekti në fjalë nuk do të ndalet, duke e cilësuar atë si një nismë që “do transformojë më tej Shqipërinë”./a.d





























