Florjan Binaj sot iu bashkua Adriatik Lapajt për disa orë duke i dhënë zemër për qëndresën 11-ditore pandalim në protestën përballë Kryeministrisë.
Binaj u pa sot në bulevard me Lapajn dhe dhjetëra qytetarë të tjerë. Kjo është dalja e parë publike prej thuajse dy muajsh, kur ai u desh të mbyllte përkohësisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës.
Në protestën e Lapajt janë ndalur edhe figura të tjera publike. Deri tani, ai bashkë me qytetarë të tjerë qëndrestarë kanë 11 netë e 12 ditë që protestojnë në trotuarin përballë Kryeministrisë. m.p.
