Last Updated on 03/08/2026 by Anisa
Në episodin më të ri të ELEVATE, Floriana Garo zhvillon një bisedë të sinqertë dhe të thellë me vjehrrën e saj, Lumturi Ratkoceri.
Në një rrëfim plot reflektim, Lumturia ndalet te vitet e vështira të rinisë, sfidat e jetës si emigrante në Zvicër, martesat dhe dështimet e tyre, si edhe vendimi për t’u rikthyer në Shqipëri.
Sot, e lirë, në formë të shkëlqyer dhe me një qasje thellësisht shpirtërore ndaj jetës, ajo shprehet me bindje se po jeton periudhën më të bukur të saj. Në të 60-at, si një grua që jeton vetëm, ajo tregon se lumturia nuk varet nga mosha apo statusi martesor, por nga paqja me veten dhe mënyra se si zgjedhim ta jetojmë jetën.
Gjatë bisedës, Floriana Garo dhe Lumturi Ratkoceri flasin edhe për marrëdhënien e tyre si nuse dhe vjehrrë, si edhe për këndvështrimin e saj përtej të zakonshmes mbi rolin e nënës, vjehrrës dhe gjyshes.
Një episod që sfidon paragjykimet mbi plakjen dhe sjell një mesazh frymëzues për këdo që mendon se vitet janë kufizim, kur në fakt mund të jenë fillimi i një etape të re dhe më të bukur të jetës./ad
Intervista e plotë:
