Një foto e aktores Hande Erçel nga viti 2019 ka shpërthyer në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shumë reagime duke i habitur të gjithë. Fotoja e vjetër tregon aktoren në fillimet e saj të karrierës, me një pamje më natyrale dhe stil më të thjeshtë, por dhe një fizik më të shëndetshëm ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim në daljet e saj të viteve të fundit. Kaq ka mjaftuar që të shkaktohet një debat të gjerë për transformimin e saj gjatë viteve.
Në vitin 2019, Hande po rritej me shpejtësi në karrierën e saj dhe kishte role kryesore në serialet Halka dhe Azize, duke nisur rrugën drejt famës së saj ndërkombëtare. Por krahasuar me pamjen e saj aktuale, fotoja tregon një Hande më të thjeshtë dhe me një bukuri më “fëmijërore”.
Reagimet e fansave kanë qenë të ndryshme dhe shumë ngacmuese, disa e shohin si një transformim normal që vjen me kalimin e kohës dhe për shkak të ndryshimeve në peshë, disa të tjerë nuk e besojnë si një ndryshim real, por e venë theksin tek procedurat estetike.
“Ajo nuk duket më e njëjta! Është si një tjetër person!”
“Një fytyrë që duket si vepër arti, mjeku meriton çmime!”
“Nga një aktore lokale në një ikonë globale, kjo nuk është vetëm fytyra, është gjiythë vizioni i saj!”
“15 kilogramë larg, stil dhe disiplinë tani duket si modele e Victoria’s Secret!”
“Në 2019, një bukuri fëmijërore; sot, një grua e pjekur dhe e sofistikuar.”
Ndërsa disa përdorues i atribuojnë transformimin procedurave estetike, të tjerë besojnë se ndryshimi është rezultat i stërvitjes, dietës dhe maturimit natyral. Çfarë e ka ndryshuar kaq shumë Hande Erçel? A është e gjithë kjo rezultat i magjisë estetike apo i një disipline të palodhur?
Një gjë është e sigurt: fotoja e vitit 2019 na kujton se nga një aktore e thjeshtë, Hande Erçel është transformuar në një ikonë globale dhe model për stilin dhe pamjen e përkryer./MXH
