Kryeministri francez Sebastien Lecornu u shpreh të mërkurën se deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump mbi Greenland duhet të merren seriozisht dhe nuk duhet nënvlerësuar.
“Gjithçka është e qartë: qëllimet e administratës Trump janë serioze dhe tani duhet të merren shumë seriozisht,” tha Lecornu para deputetëve gjatë seancës parlamentare. Ai shtoi se diplomacia franceze qëndron plotësisht në solidaritet me Danimarkën dhe autoritetet legjitime të Greenlandit.
Në të njëjtën ditë, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, njoftoi se Franca do të hapë një konsullatë në Greenland muajin e ardhshëm, duke forcuar praninë diplomatike franceze në rajon.
Seanca u zhvillua nën presidencën e Yael Braun-Pivet, Kryetares së Asamblesë Kombëtare të Francës, dhe ngriti fokusin mbi rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike dhe sigurinë në Arktik./mxh
