Last Updated on 11/06/2025 by adminfjala
Një 15-vjeçar nuk do të jetë më në gjendje të blejë një thikë në internet, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, pasi një kujdestar u godit me thikë për vdekje nga një nxënës 14-vjeçar në hyrje të një shkolle të mesme pranë Parisit.
“Ne do t’i shtrëngojmë rregullat. Kjo do të thotë se do të vendosim sanksione dhe ndalime të rënda financiare. Ata nuk do të jenë më në gjendje t’ua shesin këto armë me teh të miturve nën 15 vjeç”, vazhdoi kreu i shtetit.