Last Updated on 14/07/2026 by EL
Nga ERVIN BAKU
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është i indinjuar nga komentet raciste të Mariano Rajoy në lidhje me ekipin francez në Kupën e Botës.
Në platformën X, kryeministri spanjoll të dielën kritikoi komentet e bëra nga një prej paraardhësve të tij, Mariano Rajoy, i cili deklaroi në një artikull opinioni të shkruar për median “El Debate” se ekipi kombëtar francez, i cili përballet me Spanjën në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ishte një ekip “pa lojtarë francezë”.
Kryeministri socialist spanjoll Pedro Sánchez të dielën denoncoi në X “deklaratat ksenofobe” të paraardhësit të tij Mariano Rajoy (i cili gjatë karrierës së tij politike i përkiste Partisë Popullore, një parti liberale dhe konservatore e krahut të djathtë), i cili në një artikull opinioni i ishte referuar një ekipi kombëtar francez “pa lojtarë francezë”. “Disa njerëz ende e masin përkatësinë sipas mbiemrit, vendit të lindjes ose ngjyrës së lëkurës”, shkroi Pedro Sánchez. “Të tjerë e masin atë sipas lidhjes me një vend dhe dëshirës për të kontribuar në të. Duke luajtur futboll. Duke u kujdesur për të moshuarit tanë. Ose duke hapur biznese”.
“Spanja u përket atyre që e duan dhe e mbajnë gjallë. Jo atyre që e çnderojnë me deklarata ksenofobe. Francë, do të takohemi përsëri në gjysmëfinale (të Kupës së Botës 2026, të martën në orën 9 të mbrëmjes). Le të fitojë skuadra më e mirë dhe le të humbasë racizmi”, përfundoi Pedro Sanchez.
