Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar krijimin e një shërbimi të ri ushtarak vullnetar për të rinjtë, i cili pritet të nisë zbatimin deri në mesin e vitit 2026.
Sipas kreut të Elizesë, ky program synon ta përgatisë Francën përballë kërcënimeve globale që po rriten me ritme të shpejta.
Nisma vjen në njw kohë kur disa vende europiane po rishikojnë politikat e tyre te mbrojtjes, të shqetësuara nga ndryshimet në prioritetet e Uashingtonit dhe qendrimi gjithnjë e më agresiv I Rusisë.
Macron tha se projekti është një investim në të ardhmen e kombit dhe një provë besimi tek brezi i ri francez.
Një shërbim i ri kombëtar do të vihet në vend gradualisht duke filluar nga vera e ardhshme. Ky shërbim ndjek tre qëllime të sakta: forcimin e paktit që lidh kombin dhe ushtrinë tonë, forcimin e kapacitetit të rezistencës së kombit tonë dhe konsolidimin e arsimimit të të rinjve tanë,” deklaroi presidenti Macron.
Programi do të jetë vullnetar, I hapur për të rinjtë 18 dhe 19-vjeçarë, me një periudhë shërbimi prej 10 muajsh, e cila do të paguhet nga shteti.
Kostoja totale llogaritet rreth 2 miliardë euro, një investim që Macron e cilësoi si të domosdoshëm.
Në fazën e parë, gjatë vitit 2026, pritet të përfshihen 3 mijë të rinj, të cilët do të shërbejnë vetëm në territorin francez.
Deri në vitin 2030, ky numër synohet të arrijë në 10 mijë, ndërsa objektivi afatgjatë është përfshirja e 50 mijë të rinjve deri në vitin 2035, në varwsi të zhvillimit të kërcënimeve ndaj vendit.
Me këtë hap, Franca i bashkohet Gjermanisë dhe Danimarkës./mxh
