Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Ka nisur debati mbi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Barnier. Asambleja Kombëtare ka hapur diskutimin e seancës vendimtare, e cila pritet të sjellë rënien e qeverisë së Michel Barnier.
Deputetët do të shqyrtojnë dy mocione mosbesimi, të paraqitura të hënën nga e majta dhe nga Rassemblement National, pasi qeveria ka marrë përsipër miratimin pa votim të buxhetit të Sigurimeve Shoqërore. Moci i majtë pritet të miratohet gjatë mbrëmjes, falë mbështetjes nga RN.
Presidenti francez Emmanuel Macron është i sigurt se do të emërojë një kryeministër brenda 24 orësh, në rast se qeveria rrëzohet pas mocioneve të mosbesimit. Këtë ka deklaruar një ish-ministër në BfmTv.
“Kreu i shtetit nuk do të paraqitet pa qeveri përpara Donald Trump këtë fundjavë,” ka thënë një burim tjetër afër presidentit.
Trump, i rizgjedhur president i SHBA-së, do të jetë të shtunën në Paris për hapjen e Katedrales Notre-Dame./E.T