Platforma postare franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste, është bërë objekt i një sulmi kibernetik në muajin shtator, gjatë të cilit janë vjedhur të dhënat personale të 22 milionë personave. Ky informacion është bërë publik sëfundmi, më shumë se një muaj pasi sulmi ka ndodhur.
“Janë bërë publike të dhënat e kontaktit, përfshirë emrat, mbiemrat dhe adresat postare të kompanive kliente të Maileva-s”, bëri të ditur grupi përmes një komunikate zyrtare.
Corriere della Sera shkruan se Maileva ka njoftuar Komisionin Kombëtar për Informatikën dhe Liritë Civile (CNIL), si dhe ka paraqitur një kallëzim penal. “Ka nisur një hetim gjyqësor”, njoftoi La Poste, duke konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP informacionet e publikuara nga faqja e internetit cyberattaque.org, e cila e cilësoi ngjarjen si “një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të dhënave në Francë”./mxh
