Last Updated on 08/12/2024 by adminfjala
Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fulham, në derbin e Londrës, të luajtur në “Craven Cottage”.
Jimenz realizoi në minutën e 11-të, pas një asisti të Tete, duke ndëshkuar kështu portierin Raya. Gooners insistuan dhe gjetën golin e barazimit me Saliba, në të 52-tën.
Ekipi i Artetas përmbysi ndeshjen me Saka por ky gol i minutave të fundit u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Arsenali tashmë mbetet 6 pikë mbrapa Liverpoolit kryesues, me Reds që kanë një ndeshje për të luajtur./ D.C