Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u fundos në brigjet jugperëndimore të Lesbosit.
Ngjarja e rëndë në ishullin grek u shënua këtë të hënë. 7 të mbijetuar, të gjithë shtetas sudanezë, u shpëtuan gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit që po vazhdon ende.
Nga ky operacion u nxorën edhe trupat e katër viktimave. Sipas transmetuesit shtetëror “ERT”, erërat me forcë 6 ballë po pengojnë përpjekjet e shpëtimit, të cilat përfshijnë anije të rojes bregdetare dhe një helikopter Super Puma./ K.M
