Java e 14-të e Premier League solli një tjetër mbrëmje zhgënjyese për dy nga gjigantët e futbollit anglez. Liverpooli nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj Sunderlandit në Anfield, ndërsa Chelsea u turpërua me humbje 3-1 në transfertë ndaj Leeds, duke ndezur alarmin për stolin e londinezëve.
Edhe pse dominuan pjesën më të madhe të lojës, të kuqtë nuk ia dolën të marrin tri pikët. Autogoli i Mukieles në minutën e 81-të i dha Liverpoolit barazimin, por loja e dobët në fazën ofensive vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi punën e Arne Slot. Me vetëm 22 pikë pas 14 javësh dhe jashtë zonës së kupave europiane, bordi i klubit thuhet se po humbet durimin, ndërsa ekipi po shfaq të njëjtat probleme nga java në javë.
