Last Updated on 04/12/2025 by Kesjana
Kate Middleton solli shumë shkëlqim gjatë një banketi në kështjellën Windsor ku u shfaq me kurorën më të madhe që ka mbajtur deri më tani.
Princesha e Uellsit vendosi Rrethin Oriental të Mbretëreshës Victoria teksa ajo dhe familja mbretërore mirëpritën presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshorten e tij, Elke Büdenbender.

Kurora është vendosur më parë nga Mbretëresha Nënë dhe Mbretëresha Elizabeth. Mbretëresha e ndjerë që ndërroi jetë në shtator të vitit 2022, e vendosi vetëm një herë gjatë sundimit të saj, në një udhëtim në Maltë në vitin 2005.
Zgjedhja e Kate shënon herën e parë që kurora shfaqet në publik pas këtij momenti dhe e pesta që është përdorur.
Sipas Garrard, kurora “u krijua në vitin 1853 për Mbretëreshën Victoria sipas udhëzimeve të bashkëshortit të saj, princit Albert. Rrethi Oriental mbante fillimisht opalë, një nga gurët e çmuar të preferuar të Albert dhe 2,600 diamantë. Më vonë, duke besuar se opali sillte fat të kaq, Mbretëresha Alexandra i zëvendësoi me rubinë.”
Kurora të tjera të përdorura nga princesha janë Aureola Cartier, Lulja e Lotusit, Trëndafili Strathmore etj./kb

