Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, votoi pak minuta më parë për zgjedhjen e 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Berisha u fotografua teksa afrohej për të marrë fletëvotimin dhe më pas shkoi drejt kutisë së votimit për të shprehur vullnetin e tij.
Kryedemokrati mbërriti në Pallatin e Kongreseve për Kuvendin Kombëtar rreth orës 11:30, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, si edhe emra të njohur të PD-së./mxh
