Situata në Venezuela vijon të jetë tragjike. Deri më tani raportohen të paktën 1430 viktima si pasojë e dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditën njëri pas tjetrit në zonën e La Guaira.
Rreth 50 mijë të tjerë rezultojnë ende të humbur ndërsa fati i tyre ende nuk dihet. Ekipe ndërkombëtarë shpëtimi janë angazhuar në Venezuelë duke vijuar kërkimet për të 4-tën ditë radhazi ndërsa orët në vijim sa vijnë dhe bëhen më kritike.
Qindra ndërsa janë shembur ndërsa foto të personave të humbur janë vendosur nga familjarët në dyert e spitaleve, shënuar poshtë tyre dhe numri i kontaktit.
Një prej zjarrfikësve që ndodhet në zonën e prekur nga tërmeti, ka thënë për BBC se shumë prej rrënojave nuk janë kontrolluar për shkak se nuk ka shumë njerëz për të ndihmuar në kërkimin e të humburve.
“Nuk ka mjaftueshëm duar,” tha ai. “Dhe është shumë, shumë e mundshme që të ketë ende njerëz të bllokuar.”
Përballë kësaj situate të dëshpëruar, reagimi i shoqërisë civile ka qenë vendimtar. Fqinjët dhe vullnetarët janë mobilizuar për të ndihmuar të prekurit. Disa po shpërndajnë ushqim dhe ujë. Të tjerë po organizojnë furnizime ose po bashkohen me përpjekjet e kërkimit me çfarëdo burimesh që kanë, në disa raste duke gërmuar edhe me duar./ET
