Bayern Munich është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Koln.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, kur pas një aksioni mes Linton Maina dhe Said El Mala, Mikey Moore, shmangu portierin Jonas Urbig dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesliga.
Situata u vështirësua për vendasit në minutën e 20-të, pasi Harry Kane u detyrua të linte fushën për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje të Borna Sosa, duke u zëvendësuar nga Tom Bischoff.
Bayern Munich arriti të barazonte rezultatin 8 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Nathaniel Brown, i cili shënoi me një gjuajtje me të majtën nga kufijtë e zonës.
Trajneri Vincent Kompany, i rikthyer në stol pas një problemi shëndetësor, humbi edhe Michael Olise në pushimin e ndeshjes për shkak të një dëmtimi, duke hedhur në fushë 19-vjeçarin debutues Tim Binder.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat krijuan raste, me portierin Urbig që bëri një pritje të dyfishtë ndaj El Mala dhe Maina, ndërsa në minutën e 70-të u regjistrua rikthimi në fushë i Jamal Musiala pas mungesës që nga mesi i shtatorit.
Në 15 minutat e fundit vendasit rrezikuan me Aleksandar Pavlovic dhe Musiala, i cili u ndal nga një ndërhyrje e Luka Lochoshvili, ndërsa në krahun tjetër El Mala nuk shfrytëzoi një pasim të Jan Thielmann.
Ky barazim e çon në 10 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje për Bayern Munich, ndërsa Koln regjistron 5 takime pa fitore në kampionat./k.m
