Aktivisti Gentian Progni ka folur para protestuesve pas lirimit nga qelite e komisariatit nr.3.
Progni tregoi arsyet pse u arrestuan, teksa eshte shprehur se nuk kane ushtruar asnje dhune, por kane qelluar me veze ndaj ish ministrit te drejtesise, Ulsi Manja.
Progni tha se eshte dhunuar nga bodigardi i Ulsi Manjes, nderkohe qe jane qelluar dhe ne komisariate.
Gent Progni: Kisha një dilemë doja të bëja një ditë pushimi, po të mungoja do thoshin u shit. E falenderoj Edi Ramën për 3 ditët pushim se na kanë bërë pushim. E kam kokën gjithë gunga, trupin të nxirë po jemi më të fortë. Shkuam te komisariati 4 pas ngjarjes. 80% e policisë ishin me ne, përveç patronazhistëve që ishin shefat.
Shefi i komisariatit ishte një super patronazhist që nuk merrej me llotot e lagjes po merrej me ne që gjuanim me vezë. U ulëm për një kafe se pamë një shtet rrethim sikur ne ishim me bomba jo me vezë. Pas nesh ishte Ulsi Manja, nuk e kishim parë. U çua si një plehrë e vërtetë. Doli nga kafja dhe sapo u fut brenda kordonit teë policisë na shau nga ropt. Nuk duruam dot e lamë me vezë.
Badigardi kërceu nga dritarja në prezencën e shefit të 4. Ula duart poshtë më qëlluan pa pushim. Do merremi dhe me Saimir Kokën në ditën në vazhdim dhe me kompaninë VIP Security. Dy herë nga gjuajtën me grusht.
Dy herë nia kthye me vezë. Në komisariat nuk na lejuan të bëjmë asnjë kallëzim. Nuk thirrën asnjë mjek dhe thonin do rrini aq ditë sa tju ikin shenjat. Ju them hajde na arrestoni se kemi armën e krimit me vete. Niku me epilepsi e kanë keqtrajtuar në komisariat. E mbyll me këngën e re që e shkruajta në murin e burgut: Ulsi Manja tqr!/mxh
