Ngushtica e Hormuzit, rrugë detare strategjike në qendër të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbetet e mbyllur derisa Uashingtoni të përmbushë angazhimet e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, deklaroi sot kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.
”Ngushtica e Hormuzit, e bllokuar nga Teherani, nuk do të hapet derisa të zbatohen angazhimet amerikane” të përcaktuara në memorandum”, tha Ghalibaf, i cili është gjithashtu kryetar i Parlamentit iranian, në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.
Sipas tij, kërkesat e Iranit përfshijnë heqjen e bllokadës detare amerikane, zhbllokimin e aseteve iraniane të ngrira, heqjen e embargos ndaj naftës, si dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet./mxh
