Milani po përgatitet për një tjetër verë në kërkim të një sulmuesi qendre, ndërsa e ardhmja e Santiago Gimenez mbetet e pasigurt.
Sulmuesi meksikan nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegri, ndërsa as Ruben Amorim nuk e konsideron prioritet për projektin e tij. Mes emrave që po qarkullojnë për repartin ofensiv janë Gonçalo Ramos i PSG-së dhe Nicolas Jackson, i cili është rikthyer te Chelsea pas huazimit te Bayern Munich. Gimenez, i transferuar në Milano në shkurt të vitit 2025, nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi për shkak të dëmtimeve dhe formës së paqëndrueshme.
Në sezonin e fundit ai regjistroi 18 paraqitje në Serie A pa shënuar asnjë gol. Milani synon të arkëtojë të paktën 20 milionë euro nga shitja e tij për të shmangur humbje financiare në bilanc.
Aktivizimi i kufizuar i lojtarit në Kupën e Botës, me vetëm 37 minuta në fazën e grupeve, nuk ka ndihmuar në rritjen e vlerës së tij në treg. Drejtuesit kuqezi mbeten në pritje të ofertave konkrete për të vendosur mbi të ardhmen e sulmuesit meksikan./mxh
