Santiago Gimenez luan fatin e tij te Milani. Sulmuesi meksikan pritet të ketë rreth dhjetë ndeshje në dispozicion për të bindur trajnerin Massimiliano Allegri për sezonin e ardhshëm.
Në repartin ofensiv kërkohen më shumë gola, pasi golashënuesi më i mirë i skuadrës aktualisht është Rafael Leao me nëntë realizime.
Nëse Gimenez nuk arrin të japë sinjale bindëse, drejtuesit e klubit pritet të kërkojnë një sulmues të ri gjatë merkatos së verës. Në projektin aktual konsiderohen të sigurt vetëm Leao dhe Christian Pulisic.
Një nga objektivat kryesore për repartin ofensiv mbetet Moise Kean, i cili po aktivizohet te Fiorentina.
Në listën e alternativave përmenden edhe Nicolas Jackson, Gabriel Jesus, Mateo Retegui dhe Serhou Guirassy.
Ndërkohë pista për Dusan Vlahovic duket e komplikuar për shkak të negociatave të tij për rinovim me Juventusin./mxh
