Një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur Adelina Tahiri dhe familjen e saj. Djali i saj, Jonka, ka festuar ditëlindjen dhe me këtë rast, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një urim tepër të ëmbël në rrjetet sociale.
Në një foto ku shfaqet djali i saj pranë tortës së ditëlindjes, Adelina ka shkruar disa fjalë emocionuese për të birin, duke shprehur dashurinë e madhe që ka për të.
“Jeta mamit edhe 100! Je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të don mami pafund. Urime JonKA!”, shkruan ajo në InstaStory.

Këngëtarja është treguar gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës familjare, por herë pas here ndan me ndjekësit momente të veçanta me djalin e saj, duke treguar lidhjen e ngushtë që kanë./mxh
