Mijëra euro janë shpenzuar për paraqitjen e jashtme të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, sipas përgjigjes zyrtare që zyra e tij i ka kthyer një pyetjeje nga Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Siç raportohet nga revistat Der Spiegel dhe Stern, kancelari ka shpenzuar 12,501 euro për estetistët, grimerët dhe parukierët që nga marrja e detyrës, majin e kaluar deri në gusht.
Por ministrja federale e ekonomisë, Katherina Reiche, shpenzon më shumë se Merz. Që 6 maji deri më 4 gusht, Reiche shpenzoi 19,264 euro për kujdesin e saj personal. Nga këto, 8,324 euro lidhen me shpenzimet e udhëtimit për grimerin e saj, i cili shoqëroi Reiche në udhëtimet e saj.
Në total, të gjitha ministritë shpenzuan 58,738 euro për grimerë dhe parukierë gjatë katër muajve të parë të mandatit të qeverisë së re.
Shpenzimet më të larta për një fotograf regjistrohen në Ministrinë e Financave, me më shumë se 33,700 euro. Ministri i Jashtëm shpenzon 19,000 për një fotograf, ndërsa të gjitha ministritë së bashku arritën në 172,608 euro.
Në të kaluarën, “kampione” në shpenzimet e kujdesit personal ishte ish-ministrja e Jashtme Annalena Berbock, e cila, në vitin 2022 i ngarkoi thesarit publik 136,500 euro për të pasur me vete grimierin e saj personal në udhëtimet e saj. / K.M
