Nga ndeshjet e mbrëmjes së kaluar të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u shënuan gjithsej 13 gola.
Malta fitoi 1-0 ndaj Finlandës, duke regjistruar fitoren e saj të parë në transfertë në kualifikueset e Botërorit.
Kroacia triumfoi 3-1 ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Gjermania mori tre pikë me fitoren 2-0 ndaj Luksemburgut.
Megjithatë, kualifikimi i Gjermanisë shtyhet pasi Sllovakia fitoi 1-0 ndaj Irlandës së Veriut, duke barazuar me 12 pikë me gjermanët.
Ndeshja e radhës mes Sllovakisë dhe Gjermanisë do të vendosë skuadrën që kualifikohet direkt dhe atë që shkon në “Play-Off”. Sllovakia mbetet një nga rivalet e Shqipërisë në fazën “Play-Off”.
Ndërkohë, Polonia dhe Holanda u ndanë në barazim 1-1, ndërsa Mali i Zi fitoi 2-1 ndaj Gjibraltarit.
