Gjermania heq kufizimet dhe nga java e ardhshme rinis eksportet e armëve drejt Izraelit, pas “stabilizimit” të armëpushimit në Rripin e Gazës, njoftoi sot qeveria gjermane.
“Qeveria gjermane po ndjek me vëmendje zhvillimet e mëtejshme. Kufizimet e mëparshme nuk prekën kurrë armët që i nevojiten Izraelit për mbrojtjen nga sulme të jashtme. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 24 nëntor. Qeveria gjermane do të kthehet në praktikën e shqyrtimit individual dhe do të reagojë ndaj çdo zhvillimi të ri”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius.
Ky vendim ishte kritikuar nga pjesëtarë të grupit parlamentar të CDU-së dhe nga partneri qeverisës CSU, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kishte cilësuar si “shpërblim për terrorizmin e Hamasit”.
