Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Elidon alias Aldo Avdylaj i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.
Aldo Avdylajt, u arrestua në Tiranë ga RENEA, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Nipi i Astrit Avdylajt ishte në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” të zhvilluar një vit më parë.
Aldo Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës.
37-vjeçari akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ K.M
