Last Updated on 01/10/2026 by Klara
Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili ishte prezantuar në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje.
Gjykata ka arsyetuar se hoteli disponon leje ndërtimi dhe ka numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin.
Më 22 shtator, gjykata firmosi sekuestron për hotelin në fjalë, që do të hynte në fuqi më 6 tetor për shkak të pranisë së pushuesve, si dhe për një objekt pranë tij. Gjithashtu caktoi arrest shtëpie për pronarin Kujtim Peposhi./k.m
