Last Updated on 17/12/2024 by adminfjala
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga Gjykata.
Gjykata vendosi që banesa e Kryemadhit do të vazhdojë nën sekuestro, ndërsa banesa e mamasë së saj u lirua nga masa.
“Do të vazhdojë të jetë në sekuestro, por unë do të ankimoj vazhdimisht. Për të dyja banesat, edhe e imja edhe e mamasë sime janë të përfituara në mënyrë të ligjshme. Të dyja i kemi marrë me kredi.
Po dyshohet se Fatime Kryemadhe ka bashkëpunuar me Ilir Metën për blerjen e shtëpisë dhe kjo është absurde, ska asnjë provë e asnjë fakt. Fatime Kryemadhi është nën akuzë nga SPAK.”
Kujtojmë që Monika Kryemadhi ndodhet në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për akuzën e korrupsionit, fshehje dhe mosdeklarim pasurie. / S,M