Last Updated on 14/11/2026 by Monika
Gjykata e Fierit ka vendosur të lë në fuqi masës së sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e Spitalit të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.
Pas gati 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Leonard Suçi, ka ndryshuar masën e sigurisë për Fjorelo Biden dhe mësohet se ndaj tij janë caktuar tri masa me karakter ndalues.
Vendimi në Gjykatën e Fierit u mor pasi janë shqyrtuar kërkesa për masat e sigurisë ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.
Drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja, u arrestua me datë 12 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Fierit për ‘shpërdorim detyre’ në kohën kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në këtë qytet.
Në arrestimin e Vojës, çoi hetimi për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 44 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Mësohet se, Arben Voja ka pasur një karrierë të gjatë në postet drejtuese, por edhe probleme të mëparshme me drejtësinë./Mxh
